jessie j largohet perkohesisht nga rrjetet sociale per tu rikuperuar pas betejes me kancerin 6a9fbf9d0f687

Jessie J largohet përkohësisht nga rrjetet sociale për t’u rikuperuar pas betejës me kancerin

September 8, 2026
1 minut lexim

Jessie J ka njoftuar se do të shkëputet përkohësisht nga rrjetet sociale, ndërsa përgatitet t’i nënshtrohet operacionit të dytë të rindërtimit pas betejës me kancerin e gjirit.

Këngëtarja 38-vjeçare tha se ka nevojë për kohë për t’u rikuperuar fizikisht dhe emocionalisht pas dy vitesh jashtëzakonisht të ngarkuara.

Në një postim emocional në Instagram, Jessie sqaroi se është mirë, edhe pse jo në gjendjen e saj më të mirë.

Ajo tregoi se gjatë dy viteve të fundit ka publikuar një album pas tetë vitesh, është zhvendosur nga SHBA-ja në Mbretërinë e Bashkuar, ka mposhtur kancerin, ka udhëtuar në turne nëpër botë, ka kaluar një ndarje dhe është kujdesur për djalin e saj të vogël.

“Dua ta nis këtë postim duke thënë se jam mirë. Nuk jam në formën time më të mirë, por shumë larg nga më e keqja. E di që njerëzit mund t’i shtrembërojnë këto lloj postimesh”, shkroi ajo.

Jessie tha se tashmë puna është ngadalësuar dhe se ka ardhur koha t’i japë më shumë hapësirë vetes.

Ajo dëshiron të bëjë operacionin, të pushojë, të shërohet dhe të përqendrohet te vetja dhe djali i saj, duke u larguar përkohësisht nga telefoni dhe rrjetet sociale.

“Është një pastrim dixhital. Po e postoj këtë për njerëzit që do të më falni që nuk kam postuar ose nuk kam qenë aktive për njëfarë kohe”, u shpreh këngëtarja, duke falënderuar fansat për mbështetjen dhe kujdesin gjatë gjithë këtij rrugëtimi. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

polonia hap qender te re logjistike ushtarake per te forcuar krahun lindor te nato s 6a9fbed212a71
Lajmi i mëparshëm

Polonia hap qendër të re logjistike ushtarake për të forcuar krahun lindor të NATO-s

35 vjet pavaresi siljanovska davkova askush tjeter nuk do te na e rregulloje shtepine pervec nesh vete 6a9fc38fc5128
Lajmi i radhës

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

Të fundit nga

ShkoLartë