35 vjet pavaresi siljanovska davkova askush tjeter nuk do te na e rregulloje shtepine pervec nesh vete 6a9fc38fc5128

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

September 8, 2026
1 minut lexim
qe

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së Pavarësisë, ka përcjellë urime për qytetarët, duke theksuar se pavarësia nuk është vetëm një ngjarje historike, por edhe përgjegjësi e përhershme e çdo brezi, përcjell TV21. Në mesazhin e saj, ajo kujton referendumin e 8 shtatorit 1991 dhe krijimin e shtetit të pavarur e sovran, duke theksuar se e ardhmja e vendit varet nga vetë qytetarët.

“Kemi përgjegjësi brezash për t’i përfunduar detyrat urgjente: të çrrënjosim krimin dhe korrupsionin, të vendosim sundim të pakompromis të ligjit dhe të ndërtojmë një shoqëri paqësore dhe të drejtë, me qytetarë të barabartë dhe të njëjtë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, serbë, romë, boshnjakë apo të tjerë. Amaneti i KAÇKM-së na mëson: ‘Çfarë Maqedonie do të ndërtojmë, të tillë do ta kemi’. Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë!”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Ajo veçoi edhe largimin e të rinjve nga vendi si një nga sfidat më të mëdha, duke theksuar nevojën për ndërtimin e një shteti të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe evropian, ku të rinjtë do të krijojnë familje dhe të ardhmen e tyre. Në fund të urimit, presidentja theksoi se 8 Shtatori është dita kur qytetarët, në mënyrë demokratike dhe me shumicë të madhe, u deklaruan për shtet sovran dhe të pavarur.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

jessie j largohet perkohesisht nga rrjetet sociale per tu rikuperuar pas betejes me kancerin 6a9fbf9d0f687
Lajmi i mëparshëm

Jessie J largohet përkohësisht nga rrjetet sociale për t’u rikuperuar pas betejës me kancerin

hoti kerkon konvente te ldk se na duhet nje pajtim i madh 6a9fda301d351
Lajmi i radhës

Hoti kërkon konventë të LDK-së: Na duhet një pajtim i madh

Të fundit nga

Kurti mbledh ministrat në Qeveri

Qeveria e Kosovës do të mbajë sot mbledhjen e radhës. Mbledhja është paraparë të nisë në orën 10:00. Ajo do të zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë. Deri më tani, nuk është bërë
ShkoLartë