​Polonia fiton me përmbysje ndaj Uellsit në ndeshjen e parë të grupit në Ligën e Kombeve

June 1, 2022
1 minut lexim

Polonia ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e parë të Grupit 4 të Ligës A të Ligës së Kombeve duke e mposhtur Uellsin me përmbysje të rezultatit nga 1-0 në 2-1.

Të tre golat u realizuan në pjesën e dytë pasi e para përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Uellsianët kaluan në epërsi në minutën e 52-të kur Williams shënoi një gol të bukur, por rezultati u barazua 20 minuta më vonë me golin e Kaminskit (72’).

Fitoren Polonia e siguroi pesë minuta para përfundimit të ndeshjes dhe realizues i golit vendimtar ishte Swiderski.

Kështu Polonia mori tre pikët e pra në këtë grup ku bëjnë pjesë edhe Holanda dhe Belgjika.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri: Ne dëgjojmë të rinjtë për ndryshimet në politikat arsimore

Story i radhës

Pas “zhurmës” së ditëve të fundit, Bora Zemani thyen heshtjen: Pjesa më e bukur që më mbush shpirtin…

Të fundit nga

ShkoLartë