Polonia ka njoftuar se do të sigurojë transportin e të plagosurve nga Ukrania.
Polonia do të sigurojë tren për të transportuar të plagosurit.
Treni do të jetë special për transportimin e tyre në spitale të ndryshme në Varshavë.
“Polonia nuk harron ndihmën për Ukrainën. Ne po nisim një tren për të plagosurit që pësuan si rezultat i operacioneve ushtarake të Rusisë kundër Ukrainës,” tha në një postim në Twitter Stanisłaë Zaryn, zëdhënës i ministrit të koordinatorit të shërbimeve speciale.
Ndërkaq, deri tani më shumë se 150,000 refugjatë janë larguar nga Ukraina, gjysma e tyre në Poloni dhe shumë në Hungari, Moldavi, Rumani dhe më gjerë.