​Polonia dëshiron që ushtarët amerikanë të qëndrojnë edhe pas misionit të përkohshëm

February 3, 2022
1 minut lexim

Ministri i Jashtëm polak Zbigniew Rau do të kërkojë në Uashington që trupat e reja amerikane, të cilat do të jenë pjesë e vendimit të presidentit amerikan Joe Biden për të dërguar një kontingjent shtesë ushtrie në Evropën Lindore, të mbeten atje pas skadimit të misionit të përkohshëm, tha sot një zyrtar polak para nisjes së Rau drejt SHBA-së.

Administrata e Biden njoftoi të mërkurën se po dërgonte 3.000 trupa shtesë në Evropë dhe ministri polak i Mbrojtjes Mariusz Blazczak tha se 1.700 trupa do të mbërrinin në Poloni nga ky numër.

“Është e natyrshme që diplomacia polake po kërkon mënyra për të rritur praninë e aleatëve në formën e rotacionit të përhershëm”, tha zëvendësministri i Jashtëm Marcin Przydac për Reuters.

Ministri Rau nesër në Uashington do të takohet me sekretarin e Shtetit Antony Blinken për të përcaktuar se kur dhe ku do të vendosen trupat amerikane në Poloni dhe do të diskutohen sanksionet e mundshme kundër Rusisë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mendja e “ngrirë” shqiptare në funksion të mitit serb në Kosovë!

Story i radhës

Mozzik na tregoi se kur e ka bërë milionin e parë!

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë