Pollozhani: Vuçiq, kopje e shëmtuar e Putinit

1 minut lexim

Shoqata e ish të burgosurve politik e mbështetur edhe nga disa parti politike sot përmes një proteste para ambasadës së Serbisë në Shkup shprehën revoltën e tyre për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

“Të mos harroj Vuçiq se shqiptarët kanë një gjuhë një histori dhe një flamur që do ta mbrojnë deri në fund. Kërkojmë nga KFOR dhe Euleks që të veprojnë në ruajtje të sovranitetit, lëvizjes së lirë në bashkëpunim me ushtrinë dhe policinë e Kosovës”, tha Shpëtim Pollozhani, kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë,

Ai shtoi se Vuçiq serbët e Kosovës i përdor si vegël për të qëndruar sa më gjatë në pushtet.

“Edhe kjo kopje e shëmtuar e Putinit është duke shkuar hapave të tij, edhe ky serbët e Kosovës i përdorë si vegël, për të qëndruar në pushtet në një kohë kur opozita serbe është më e zëshme dhe më e fortë nga dita në ditë”, tha Pollozhani.

Story i mëparshëm

Marco Odermatt fiton në Bormio

Story i radhës

Sondazhi i BBC: Katari, Botërori më i mirë në shekullin 21

Të fundit nga