Pollogu ‘karton të kuq’ Ziadin Selës

March 14, 2022
1 minut lexim

Aleanca për Shqiptarët është në prag të kongresit të saj të tretë. Sipas statutit të kësaj partie deri tani më duhej të ishin zyrtarizuar kandidatët për kreun e saj.

Por kjo gjë nuk ka ndodhur ende dhe sipas burimeve kandidat do të jetë përsëri kreu aktual Ziadin Sela edhe për një mandat.

Por, humbjet e një pas njëshme në zgjedhje si dhe shkelja e statutit për ri-kandidim (sipas statutit të ASH një person nuk guxon të jetë kryetar më shumë se dy mandate ndërsa Ziadin Sela e ka përmbushur mandatin e dytë) bëjnë që shumë aktivistë dhe figura kyçe të Aleancës për Shqiptarët të tërhiqen nga përkrahja e Ziadin Selës.

Edhe krijimi i nëndegëve dhe degëve siç duket ka filluar vetëm në zonat e Kumanovës dhe Shkupit me intezitet të vogël, deri sa në rajonet tjera e sidomos në Pollog nuk është krijuar as edhe një nëndegë apo degë e ASH-së.

Pollogu është më i zëshëm për kundër kandidimin e Ziadin Selës.

Në Pollog, në asnjë prej degëve si Zhelinë, Bërvenicë, Tearcë, Jegunovcë, Tetovë, Gostivar, Bogovinë apo Vrapçicsht nuk është parë të ketë rikonstruktim të degëve apo nëndegëve pasi këto kanë vendosur ti japin ‘karton të kuq’ Ziadin Selës.

Nga fotografitë dhe njoftimet zyrtare Ziadin Sela është duke punuar vetëm në terrenin e zonës 1 dhe 2 edhe atë me struktura më të pakta se herave tjera.

Ndërsa Ziadin Sela edhe pse është munduar të gjejë dhe të nis formimin e degëve në Pollog, në disa raste ka dështuar pasi nuk ka gjetur përkahjen e duhur.

Siç duket egoja e Selës do të ketë ndikim të madh në aspektin opozitar, e sidomos në transferat e shumë figurave nga Aleanca për Shqiptarët në partitë tjera opozitare. /fol

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Labinot Sahiti, djaloshi që kishte përcjellë luftën përmes pikturës

Story i radhës

Berisha foto me bashkëshorten: Gëzuar Ditën e Verës, hirushen e festave tona!

Të fundit nga

ShkoLartë