Politologu i njohur liston arsyet pse marrëveshja Rama-Meloni është e cënueshme në çdo drejtim

Politologu Ilir Kalemaj ka bërë një analizë të detajua duke iu referuar marrëveshjes Rama-Meloni për kampin e refugjatëve që do të ngihet në zonën e Lezhës.

Kalemaj liston disa nga arsyet përse kjo marrëveshje është e cënueshme në çdo drejtim duke nisur nga anti-humanizmi dhe duke përfunduar tek qëllimet e propagandës së Edi Ramës me idenë sikur Shqipëria po ndihmon Italinë.

Reagim i plotë nga Ilir Kalemaj:

Marrëveshja për emigrantët është e cënueshme në cdo drejtim sepse:

– Është anti-humanitare se cënon të drejtën e refugjatëve për të mbërritur në destinacionin e kërkuar. Për më tepër, i lë në tokën e askujt pasi Italia nuk ka marrëveshje ripranimi me shumë nga vendet ‘trampolinë’ që përdorin të ardhurit nga Afrika Nënsahariane për të mbërritur në BE.

– Nuk ka lidhje me pagim borxhi sepse nuk bëhet fjalë për italianë qe vijnë të punojnë, investojnë, apo shijojnë pensionin e tyre në këtë anë të Adriatikut, por me refugjatë dhe emigrantë nga vende të treta.

– Jemi i vetmi vend në planet që vet-ofrohemi ndërsa dhe përpjekja e Ruandës për të ngritur qendër të ngjashme për emigrantët që synojnë Anglinë (kryesisht shqiptarë për ironi të fatit) ëshyë pezulluar nga Gjykata e Lartë Britanike.

– Po kundërshtohet nga thuajse kushdo me përjashtim të Melonit që ka interesa elektorale dhe Ramës që ende nuk dimë cfarë interesash ka. Partitë Socialiste Evropiane njëzëri e kanë dënuar, po ashtu UNHCR, Amnesty International, Human Rights Ëatch dhe grupime të të drejtave të njeriut. Komisioni Evropian ka shprehur shqetësim se është në kundërshtim me të drejtën e migracionit dhe për azilin. Natyrisht e kundërshton dhe opozita dhe pjesa më e madhe e opinionit publik në Itali dhe Shqipëri.

– Natyra opake dhe sekrete e negocimit e cila rezulton në një protokoll pa kurrfarë përfitimi financiar apo ekonomik për Shqipërinë, ndërkohë që garancitë e sigurisë janë vetëm në letër.

– Nuk ka kurfarrë lidhje me integrimin, pasi Shqipëria ndonëse duhet të ishte pararojë në Ballkanin Perëndimor për antarësim të shpejtë në BE, ende nuk ka celur formalisht hapjen e kapitujve (sot mësojmë për shkak edhe të barrierës së fundit të Greqisë për shkak të rastit Bejleri). Në tërësi Shqipëria, megjithëse nuk ka probleme me fqinjët si vendet e tjera të BP, është shumë më pas Malit të Zi dhe Serbisë në procesin e integrimit dhe nuk ka asnjë mekanizëm përshpejtues në dorë të një vendi antar të vetëm si psh të Italisë që të justifikonte ardhjen e emigrantëve si pranimin e Shqipërisë në BE. Që vështirë të ndodhë edhe për të paktën një dekadë.

– Nuk u nxorr asnjë leksion nga kosto (gjeo)politike, financiare, sigurie apo të drejtat e njeriut nga marrëveshja për strehimin (pa afat) të iranianëve të MEK, në mënyrë që mos të nxitonim të bëheshim sërish i pari vend në glob për akte të tilla vetofrimi.

– Nuk pati asnjë konsultim paraprak as me partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre në parlament, as konsultime publike me ekspertët dhe shoqatat.

– Ende pa dalë marrëveshja, ku minimalisht rezervohet e drejta për të qenë skeptikë, filluam tam tamet propagandistikë në favor të aktit burrështetas të liderit më të gjatë evropian që po zgjigh hallet e Evropës me B përpara.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Pochettino: Fantastike të shënosh katër gola kundër ekipit më të mirë në botë

Story i radhës

KEDS po realizon 16 projekte në Klinë me vlerë mbi një milion euro

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez