policia zvicerane nderpret xhirimet e videoklipit te mozzikut dhe getinjos ne cyrih 620268870930d

Policia zvicerane ndërpret xhirimet e videoklipit të Mozzikut dhe Getinjos në Cyrih

February 8, 2022
1 minut lexim

Reperi i njohur, Mozzik ka paralajmëruar publikimin e albumit të ri “Lamboziki”, ndërsa bashkë me të do të sjell edhe një bashkëpunim me Getinjon që do të jetë i realizuar edhe me klip.

Xhirimet e videoklipit po bëhen në Zvicrën, saktësisht në Cyrih, kështu kanë bërë të ditur dy vëllezërit përmes postimeve në Instagram.

Por, jo çdo gjë ka shkuar sipas planit, kjo sepse gjatë xhirimeve policia zvicerane ka ndërhyrë duke ua ndërprerë ato për një kontroll të makinave të tyre luksoze, madje për rastin u fol edhe në edicionin e lajmeve në televizionin zviceran.

Image

Foto: Mozzik/Instagram

“Policia ndërpreu xhirimet e djeshme të videoklipit të reperit Mozzik në Cyrih”, thuhet në një postim të reperit nga Ferizaj.

Ndërsa, në një tjetër postim Mozzik ka postuar edhe raportimin në një prej televizioneve atje.

Image

Foto: Getinjo/Instagram

“Lajmet e Zvicrës veç ia nisen me fol për Lamboziki”, ka shkruar Mozzik.

Ndërkaq, kujtojmë që klipi i ri bashkë me albumin e reperit priten të publikohen më 14 shkurt. 

Image

Foto: Mozzik/Instagram

 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

salah ne lot zbulohet fjalimi pasionant pas finales se kupes se afrikes 62026885342b4
Story i mëparshëm

Salah në lot, zbulohet fjalimi pasionant pas finales së Kupës së Afrikës

grabiti banken per te marre kursimet e tij pronari i kafenese kthehet ne hero 62026888e1e85
Story i radhës

Grabiti bankën për të marrë kursimet e tij, pronari i kafenesë kthehet në hero!

Të fundit nga

ShkoLartë