Trupat e tre burrave janë gjetur në një gropë afër Bucha, ka thënë policia ukrainase. Trupat u gjetën të premten në qytetin afër Kievit që është bërë sinonim i akuzave për krime lufte ruse, shkruan BBC, transmeton Bota sot.
“Duart e viktimave ishin të lidhura, rrobat i mbulonin sytë dhe disave iu kishin zënë gojët. Ka gjurmë torture në kufoma,” tha policia rajonale e Kievit në një deklaratë.
BBC nuk ka qenë në gjendje ta konfirmojë këtë në mënyrë të pavarur.
Moska ka mohuar ndonjë krim të kryer në Bucha, e cila ishte nën kontrollin e brigadës së 64-të të këmbësorisë së motorizuar për më shumë se një muaj në fillim të luftës.
Ukraina ka nisur një gjueti për 10 ushtarë rusë të akuzuar për krime lufte në Bucha.