policia u ben gropen kapen 70 kg droge ne ferizaj arrestohen 10 persona 628b88b92b96e

Policia u bën “gropën”, kapen 70 kg drogë në Ferizaj, arrestohen 10 persona

May 23, 2022
1 minut lexim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se në aksionin e koduar “Gropa”, kanë arrestuar 10 persona dhe kanë konfiskuar 70 kilogramë drogë, e llojit heroinë.

Personat janë ndaluar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aksioni ka ardhë pas një pune të gjatë hetimore.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, sot kanë realizuar aksionin “Gropa”, ku, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur disa lokacione të ndryshme në Ferizaj dhe janë sekuestruar rreth shtatëdhjetë (70) kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Captagon- (heroinë) dhe disa paisje për përpunimin e saj, ku me ç’rast janë arrestuar dhjetë (10) persona, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës .

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do t’iu mbaj të informuar me kohë për të gjitha zhvillimet e tjera. ​

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ferizaj qytetari vret qenin endacak pasi tentoi ta sulmonte nje femije 628b887e25181
Story i mëparshëm

Ferizaj: Qytetari vret qenin endacak pasi tentoi ta sulmonte një fëmijë

shkelje e rregullave te qarkullimit rrugor policia e tiranes arreston 32 persona ne nje jave 628b896d270a2
Story i radhës

Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor/ Policia e Tiranës arreston 32 persona në një javë

Të fundit nga

ShkoLartë