Policia ‘troket’ në derën e 2 vëllezërve në Bulçesh

Informacionet e siguruara falë inteligjencës, i çuan oficerët e policisë së Tiranës në shtëpitë e ty vëllezërve në fshatin Bulçesh.

Dyshimet ishin se ata kishte drogë, e në fakt kështu rezultoi. Në një njoftim zyrtar për mediat, policia thotë se atyre iu sekuestrua një sasi prej 7.9 kilogramë kanabis. Vëllezërit Saimir Aruci dhe Oltjan Aruci u vunë në pranga dhe akuzohen për prodhim e shitje të narkotikëve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit dhe Pronës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Bulçesh”. Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesat e shtetasve Saimir Aruci dhe Oltjan Aruci (vëllezër), në fshatin Bulçesh, Tiranë, dhe si rezultat është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë 7.9 kilogramë.  Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestuan në flagrancë shtetasit S. A., 39 vjeç dhe O. A., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ministrja spanjolle situatën në spitalin Al-Shifa e quan “thellësisht çnjerëzore”

Story i radhës

Brukseli s’e komenton, Prishtina thotë se drafti për Asociacionin publikuar nga Ramadani është i vërtetë

Të fundit nga