Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut.
Në raport bëhet e ditur se gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtëtojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente të falsifikuara.
“Lidhur me rastin më datë 16.10.2024, njësit policore pas informacioneve të marra nga rrugët operative, kanë zhvilluar kontrolle në objektin nën pronësi të Trepçës, pasi që në atë lokacion ishte duke funksionuar komuna paralele e Skenderajt.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar dokumente dhe pajisje të cilat vërtetojnë se në këtë objekt ilegal janë lëshuar dokumente ilegale të falsifikuara. Rasti vazhdon të hetohet”, thotë policia në raport.
Burimi: botasot.info