Policia thotë se është e gatshme për të ofruar siguri në veri për festat e kësaj jave

January 6, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës në veri të vendit ka thënë se ka marrë masat që çdo gjë të shkojë qetë gjatë festave të Krishtlindjeje ortodokse.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka thënë se sikur për çdo festë edhe për ato të kësaj jave javës do të ketë planë operativ.

“Për çdo festë e cila zhvillohet në Kosovë, Policia e Kosovës zhvillon plane operative në mënyrë që të sigurohet që çdo gjë të shkojë qetë e në rast se ndodh diçka, atëherë ne me pas mundësi me reagu. Edhe festat e kësaj jave dhe muaji nuk janë përjashtim. Policia është në numër të mjaftueshëm në veri të vendit që të reagoj në rast nevoje”, ka thënë Elshani.

Pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin e Ibër – Lepencit në Zubin – Potok, është paralajmëruar se mund të ketë sulme tjera në veri. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur më 24 dhjetor kishte thënë se Serbia po përgadit sulme tjera para ose pas festave të fundvitit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pamela Anderson sfidon moshën me bukurinë e saj të përjetshme

Story i radhës

Moti kryesisht me diell dhe vranësira të pakta

Të fundit nga

ShkoLartë