policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojne se bashku ne durres lamallari me shume garanci per qytetaret dhe turistet 6a725ed2a20d5

Policia shqiptare dhe ajo italiane patrullojnë së bashku në Durrës, Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

August 4, 2026
1 minut lexim

Ashtu si në çdo sezon turistik përgjatë viteve të fundit, edhe këtë sezon veror në bregdetin shqiptar ka vijuar bashkëpunimi mes Policisë Shqiptare dhe asaj italiane.

Ministri i Brendshëm, Besfort, Lamallari ka ndarë momente nga patrullimi i forcave shqiptare dhe atyre italiane në qytetin e Durrësit.

Postimi i Lamallarit:

Patrullimet e përbashkëta të Policisë së Shtetit me policinë italiane në Durrës janë një garanci më shumë për qytetarët dhe turistët që kanë zgjedhur Shqipërinë, përfshi ata italianë.

Krahas parandalimit të paligjshmërive dhe rritjes së sigurisë publike, po ushtrohen gjithashtu kontrolle edhe për respektimin e nivelit të lejuar të zhurmave nga baret, restorantet dhe ambientet e tjera të argëtimit.

Respekti për normat e përbashkëta, përfshi ato për sigurinë e turistëve apo qetësinë e tyre nga zhurmat përtej niveleve të lejuara i shërben një turizmi të qëndrueshëm dhe që rritet nga viti në vit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti jam i gatshem te takohem me hamzen e gjinin 6a725e57591c4
Lajmi i mëparshëm

Kurti: Jam i gatshëm të takohem me Hamzen e Gjinin

ministri boshnjak akuzon vuciqin askush nuk mund te sjelle grupe te armatosura pa leje 6a725f35eb1ee
Lajmi i radhës

Ministri boshnjak akuzon Vuçiqin: Askush nuk mund të sjellë grupe të armatosura pa leje

Të fundit nga

ShkoLartë