Policia sekuestron 19 motoçikleta në Pejë

1 minut lexim

Në qytetin e Pejës janë sekuestruar 19 motoçikleta.

Sekuestrimi i tyre u bë nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës”, i cili ёshtё realizuar me datën 18/19.05.2024, nё qytetin e Pejёs.

Policia njofton se ky plan do tё vazhdojë tё implementohet edhe nё ditët nё vijim.

“Nёntёmbёdhjetё motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr kundёrvajtёsit janё lёshuar fletёgjoba pёr kundёrvajtjet: mos posedimi i lejёs pёr vozitje, mos posedimi i kategorisё pёrkatёse, ngasje e mjetit pa regjistrim dhe kundёrvajtje tjera”, bëhet e ditur.

Aktivitete dhe detyra të shumta policore, që janë të planifikuara në kuadër të Drejtorisё Rajonale tё Policisё në Pejë, do të vazhdojnë në mënyrë intensive në ditët në vijim, pa asnjë tolerim ndaj secilit kundërvajtës.

Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë, apelon tek te gjithë pjesëmarrësit ne komunikacion te respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekuestrohet pasuri me vlerë rreth 300.000 euro, dyshohet se e kanë burimin nga veprimtari kriminale! Ja kujt i përket

Story i radhës

Vdekja e Presidentit Raisi, çfarë ndryshon tani në Iran: Sfidat e regjimit

Të fundit nga