Policia qëllon 5 herë ndaj gruas shtatzënë që besohej se ishte ‘pjesë e grabitjes’

May 31, 2022
1 minut lexim

“Ata e qëlluan! Oh Zot, ata e qëlluan!” dëgjohej që thoshte një dëshmitare  në pamjet e filmuara pas sulmit të mëngjesit të shtunës në Kansas City.

Policia konfirmoi më pas për rrjetin  KCTV se 26 vjeçarja Leonna Hale, u qëllua nga oficerët që erdhën për një grabitje të armatosur rreth orës 20,00

Policia rrugore e Missouri tha se shoferi mashkull ishte larguar kur ata ndaluan makinën ndërsa edhe Hale u qëllua pasi kishte tentuar të largohej.

Ndërsa dëshmitarët e ngjarjes thonin se përpara se të largohej gruaja kishte ngritur duart lart për t’i treguar oficerëve se nuk mbante gjë me vete.

Dëshmitarja që dha emrin e saj vetëm si  Shédanja, tha për rrjetin vendas se viktima u kishte thënë oficerëve se nuk shtrihej dot përtokë pasi ishte shtatzënë, sipas të përditshmes  Kansas City Star .

“Ajo ishte duke bashkëpunuar me autoritetet por u frikësua dhe nisi të vraponte, prandaj ata e qëlluan … kjo nuk është e drejtë,” dëgjohet që thotë gruaja në videon e saj nga vendngjarja.

“Më kujtohet që e pashë përtokë dhe ngriva”, tregon ajo duke shtuar se dhe tre djemte e saj që e panë u traumatizuan”.

Viktima e te shtenave raportohet se i ka shpetuar rrezikut per jeten por nuk eshte konfirmuar nga autoritetet nese ishte shtatzene.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama takon në SHBA Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, çfarë u diskutua

Story i radhës

Lukaku e Werner me valixhet gati

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë