policia prezanton planin e sigurise per shkollat kontrolle te shtuara dhe kamera inteligjente 6aa5208fb93e4

Policia prezanton planin e sigurisë për shkollat, kontrolle të shtuara dhe kamera inteligjente

September 12, 2026
min lexim

Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për garantimin e sigurisë gjatë vitit të ri shkollor, me fokus te mbrojtja e nxënësve, kontrolli i territorit pranë shkollave, siguria rrugore dhe parandalimi i bullizmit, përdorimit të narkotikëve dhe rreziqeve në hapësirën kibernetike.

Gjatë një konference për mediat, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, deklaroi se kontrollet do të intensifikohen brenda dhe jashtë perimetrit të sigurisë së institucioneve arsimore.

Sipas tij, synimi është identifikimi dhe ndalimi i personave që tentojnë t’u afrohen shkollave me qëllim përfshirjen e nxënësve në veprimtari kriminale, veçanërisht në lidhje me narkotikët.

Specialistët e strukturave kundër narkotikëve dhe njësive operacionale në 12 drejtoritë vendore të Policisë do të zhvillojnë kontrolle të shtuara në zonat përreth shkollave.

Një tjetër prioritet do të jetë siguria rrugore pranë institucioneve arsimore. Policia do të shtojë praninë e shërbimeve gjatë orareve të hyrjes dhe daljes së nxënësve, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e lëvizjes së sigurt të fëmijëve.

Ndërkohë, strukturat e Policimit në Komunitet, të Dhunës në Familje, Krimeve Kibernetike dhe Policisë Rrugore do të zhvillojnë orë ndërgjegjësuese në shkolla.

Temat do të përfshijnë bullizmin, dhunën psikologjike, rreziqet në internet, përdorimin e narkotikëve, duhanit dhe alkoolit, si dhe sigurinë rrugore.

“Policia do të bashkëpunojë gjithashtu me oficerët e sigurisë, mësuesit, psikologët, bordet e prindërve dhe qeveritë e nxënësve për evidentimin në kohë të problematikave”, deklaroi Hita.

Në kuadër të planit të sigurisë, Policia e Shtetit do të bashkëpunojë me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit për kontrollet në bizneset që ushtrojnë aktivitet pranë shkollave.

Sipas Hitës kontrollet do të përqendrohen te formaliteti i aktivitetit ekonomik, skadenca dhe përbërja e produkteve që konsumojnë nxënësit, si dhe kushtet higjieno-sanitare të ambienteve ku ato ruhen dhe tregtohen.

Një risi për këtë vit shkollor është përdorimi i teknologjisë në kuadër të projektit “Smart City”. Sipas Policisë, në 20 shkolla janë vendosur kamera inteligjente për monitorimin dhe parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë.

Hita tha se teknologjia do të ndihmojë në evidentimin më të shpejtë të problematikave dhe në reagimin e strukturave të Policisë.

“Teknologjia nuk zëvendëson punonjësin e Policisë. Ajo e bën më të shpejtë, më efikas dhe më të saktë punën e tij në terren”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denim apo lirim inteligjenca artificiale parashikon vendimin per thacin dhe te tjeret 6aa52017a7641
Lajmi i mëparshëm

Dënim apo lirim? Inteligjenca artificiale parashikon vendimin për Thaçin dhe të tjerët

eshtrat u gjeten ne pyll qe ne vitin 1977 identifikohet viktima pas 49 vitesh 6aa520f3e744b
Lajmi i radhës

Eshtrat u gjetën në pyll që në vitin 1977, identifikohet viktima pas 49 vitesh

Të fundit nga

Serena Williams tërheq vëmendjen në Nju-Jork

Ish-kampionia tërhoqi gjithë vëmendjen në Nju-Jork me fustanin vjollcë me thekë dhe transformimin e saj fizik Legjenda e tenisit edhe një herë tregoi se, përveç karrierës së jashtëzakonshme sportive, ka edhe një ndjesi
ShkoLartë