Policia po kërkon autorin e vrasjes se 28-vjeçarit

1 minut lexim

Një 28-vjeçar ka ndërruar jetë në Maqedoninë e Veriut, pasi është qëlluar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Gostivar.

Sipas medieve vendase i riu ishte përfshirë në një përleshje të armatosur me armë zjarri, e për pasojë u plagos për vdekje. I riu ndërroi jetë në spital.

Deri tani nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe dorasi, ndërsa policia dhe prokurori kujdestar kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Story i mëparshëm

Shkollat në Maqedoni marrin fatura të larta të energjisë elektrike, kërkojnë më shumë ndihmë nga shteti

Story i radhës

Sekretet të cilat ju ndihmojnë të keni fëmijë të sjellshëm

Të fundit nga