“Policia po fsheh kriminelin tjetër në vrasjen e Martinit”, Berisha publikon mesazhet e qytetarëve: Prindërit e tij janë punonjës të SPAK-ut

November 26, 2024
min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim në Facebook ka publikuar mesazhet e disa qytetarëve, të cilët akuzojnë se policia dhe SPAK po fshehin personin tjetër të përfshirë në vrasjen e Martin Canit.

Duke marrë për bazë këto mesazhe, Berisha iu është bashkuar akuzave se kjo mbrojtje vjen pasi prindërit e tij janë punonjës në Prokurorinë e Posaçme.

Postimi i plotë i Berishës

SKAP-istët fshehin kriminelin! SKAPI dhe policia fsheh kriminelin tjetër në rastin e vrasjes së Martinit dhe plagosjes rëndë të Luizit. Prindërit e tij janë të dy punonjës të SKRAP-it.

Kërkojnë të mbyllin çështjen vetëm me Marion si autor i vrasjes së Martinit.

Lexoni denoncimet e qytetarëve dixhital!

– Përshëndetje dr Berisha. Të dy prindërit e të miturit të dytë të dyshuar për vrasjen e minorenit janë punonjës të Spakut të Partisë… E ëma sekretare në SKAP, babai Maksim Bejkaj është agjent i Dumanit ndaj dhe fshehin aktin e tij kriminal.

– Përshëndetje Dr, policia fsheh personin e dytë që ka marrë pjesë në vrasjen e Martinit dhe plagosjen e rëndë të Luizit. Ai është nxënësi K.B. i ati i tij është oficer i BKH. Kurse burri që ka ngritur për krahësh Martinin para se ta sulmonin me thikë është babai i Marios, por për shkak të lidhjeve me partinë dhe pozicionin që ka hetuesit e fshehin.

– Mirëmbrama Dr Luizi është në gjendje të rëndë ka marrë gjashtë thika nga vrasësit e e Martinit, kurse Marion i ati i “ thjeshte” e mbanë për një gërvishtje prej një jave në spital privat.

– Përshëndetje doktor: Skandal Shtetëror, në vrasjen e 14 vjeçarit dhe plagosjen rëndë të shokut të tij ka qenë edhe një person i tretë, i cili quhet Kledjan Bekaj, policia e nipit të Enverit dje doli me një deklaratë zyrtare që nuk është i përfshirë personi që përmendet në media, nga i Ati i të plagosurit, por në fakt jo që ka qenë i përfshirë, por edhe personi kryesor që ka bërë masakrën, por ky emër jo pa qellim nuk është në dosjen e policisë apo prokurorisë:

Kledjoni është djali Maksim Bekajt hetues në BKH, dhe gjithashtu edhe djali Nevila Bekajt qe është specialiste e regjistrave të statistikave në prokurorin e posaçme, ja pra kjo është drejtësia e re dhe policia e rilindjes!

SHËNIM: Qytetarët dixhital kanë dërguar fotografi të cilat nuk janë nga vendi i ngjarjes. Duke i falenderuar për dërgimin e tyre, për shkak të privatësisë nuk po i publikoj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Thaçi dhe të tjerët i shkruajnë letër gjyqtarëve të Gjykatës Speciale

Story i radhës

Albert Dabiqaj “Ylli i Javës” 

Të fundit nga

ShkoLartë