Policia pas mesnatës kreu kontrolle anti-drogë në Tetovë, arrestohen dy persona

Sot, pas mesnatës policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë kanë kryer kontrolle anti-drogë në Tetovë.

Në ora 01:35, në fshatin Zherovjan kanë arrestuar F.A.(25) nga Reçica e Madhe pasi tek ai është gjetur drogë.

Ndërkaq, në ora 04:45, në fshatin Leshkë është arrestuar N.M.(31) nga fshati Zhillcë, i cili gjithashtu ishte kapur me drogë.

Pas dokumentimit të rasteve kundër të dy personave do të shqiptohet kallëzim përkatës

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndërroi jetë ushtari shqiptar nga Kumanova

Story i radhës

Vota e lirë dhe faqja jonë e zezë

Të fundit nga