Policia parandalon garat në autostradën “Ibrahim Rugova”, dënohen me nga 400 euro dy shoferë

1 minut lexim

Policia ka parandaluar disa gara ilegale të shpejtësisë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Siç thuhet në njoftim, shoferët janë gjobitur me nga 400 euro, 4 pikë negative dhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në kuadër të planit “Parandalimi i garave ilegale të shpejtësisë në autostrada” ka identifikuar shoferët duke bërë gara ilegale të shpejtësisë, të njëjtit janë gjobitur me nga 400 €, 4 pikë negative.

Po ashtu, edhe nga 10 muaj iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik si dhe janë larguar nga trafiku”, thuhet në njoftim. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

U konfliktuan pas aksidentit me makinë, merret peng 22-vjeçari në Tiranë, e pësojnë keq 2 autorët

Story i radhës

Turqia rikthen papritur qasjen në Instagram pas më shumë se një jave bllokimi

Të fundit nga