Disa dhjetëra aktivistë pro-ukrainas u përpoqën, me rastin e përvjetorit të pushtimit rus të atij vendi, t’i dorëzonin ambasadës ruse në Beograd një tortë me një kafkë dhe ngjyre të kuqe që simbolizonte gjakun, por policia serbe nuk i lejoi.
Aktivistët nuk arritën as t’i paraqesin një kërkesë presidentit rus Vladimir Putin për t’u “dorëzuar” në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë për gjenocid në Ukrainë.
Avokati Çedomir Stojkoviq, i cili udhëhoqi aktivistët, e hodhi tortën në trotuar jo shumë larg ndërtesës së ambasadës, në cep të rrugëve Tirshova dhe Deligradska, ku ishte vendosur një kordon prej rreth njëzet policësh.
Para kësaj, aktivistët ecën përgjatë rrugës Deligradska nga Slavija deri te ambasada ruse, dhe disa qytetarë nga kafeneja ngjitur me ambasadën e Bjellorusisë, e cila ndodhet në të njëjtën rrugë, thërrisnin “Lavdi Rusisë” ndërsa pjesëmarrësit e tubimit kalonin pranë tyre.
Në mesin e pjesëmarrësve në takim janë përfaqësuesja e OJQ-së Gratë në të Zeza, Stasha Zajoviq dhe përfaqësuesja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Sonja Biserko.