Shkup, 16 nëntor – Njësia për krim ekonomik dhe kompjuterik, ka ngritur kallëzim penal kundër 32 vjeçarit O.I nga Shkupi, përshkak dyshimeve për vepër penale “mashtrim të klientëve”, sipas nenit 248 nga kodi penal, informon Zhurnal.
I denoncuari, gjatë vitit 2021 në rrjetin social Facebook ka krijuar profil për shitje të produkteve dhe me qëllim të mashtrojë blerësit, ka publikuar një fotografi të një ngrohëse për biberon për ushqim të fëmijëve. Pas kësaj, disa qytetarë kanë porositur atë produkt dhe kur i kanë pranuar, e kanë parë se nuk bëhet fjalë për produktin në fotografi, respektivisht, prejardhja dhe kualiteti nuk është përputhur me produktin e reklamuar.
Pasi disa qytetarë kanë tentuar t’a kthejnë produktin, i denoncuari ka bllokuar profilet dhe ata nuk kanë arritur të bien në kontakt me të dhe të kthejnë produktin.//Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk