Policia nis patrullimet rrugore me “veturë inteligjente” në Ferizaj

min lexim

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka filluar patrullimin me ‘veturën inteligjente’ në rrugët e rajonit të Ferizajt.

Kjo veturë është e pajisur me senzorë e radarë e cila gjatë patrullimit monitoron rrugën, identifikon kundërvajtësit, bënë matjen e shpejtësisë se mjeteve në lëvizje në këndin 360 shkallë.

Gjithashtu, kjo veturë ka mundësinë për detektimin e automjeteve në tejkalim në vijë të plotë, përdorimin e telefonit dhe kundërvajtjeve tjera në komunikacionin, e më pas të dhënat i dërgon në kohë reale në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës dhe pastaj shqiptohet gjoba, sipas kundërvajtjes së shkaktuar.

“Në ekranin e vendosur brenda veturës, zyrtarët policorë mund të shohin veturat që janë në rrugë, se me çfarë shpejtësie po lëvizin, përmes targave të veturës së detektuar, nëpërmjet këtyre pajisjeve bëhet leximi i targave dhe identifikimi i mjeteve të paregjistruara, targave të vjedhura dhe gjithashtu bënë identifikimin e personave të cilët janë të kërkim policor”.

“Policia Rajonale e Ferizajt , apelon tek shoferët e automjeteve që të bëjnë kujdes në komunikacion, ngaqë ‘’vetura inteligjente’’ mund të detektojë kundërvajtjet në lëvizje dhe të gjobiten pa u ndalur”.

“Veç kësaj, policia fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ankth në Real Madrid

Story i radhës

Ajazaj: Të gjitha skuadrat janë përforcuar, pritet një edicion mjaft atraktiv

Të fundit nga