Mbrëmë (25-shkurt), dyzet minuta pas mesnate, në rrugën “Korushka” në Tetovë, pjestarët e Policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personat L.C. (19), S.A. (21) dhe dy të mitur, të gjithë nga Tetova.
Tek të cilët është gjetur marihuanë, të cilën më parë e kishin hedhur nga automjeti “Seat Ibiza” me targa të Tetovës.
Me të cilin janë transportuar të katërt.
Rasti është duke u zbardhur dhe do të vijojnë parashtresat e parashikuara në bazë të nenit 215 të Kodit Penal.