Policia në Mitrovicë parandalon një person nga lëndimi i vetvetes

July 22, 2022
1 minut lexim

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se në orët e mbrëmjes, të datës 21.07.2022, nga një person ka pranuar informatën, se një familjar i tij kishte dalë nga shtëpia dhe pasi që posedonte armë mund ta rrezikonte vetveten apo edhe dikë tjetër. Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, është arritur të lokalizohet vendndodhja e personit dhe është arritur të evitohet rreziku i lëndimit të vet personit apo edhe dikujt tjetër.

,,Policia ka arrestuar dhe shoqëruar në Stacionim Policor personin H.T., 39 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kishte pasur në posedim armën e llojit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësi të provës materiale”, thuhet në komunikatën e policisë.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë ndërsa i dyshuari H.T., pasi që ishte nën ndikim të alkoolit nuk është intervistuar.

Pas konsultimit me prokurorin kujdestar, të dyshuarit në fjalë i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh dhe ndaj tij është iniciuar rasti dhe do të vazhdojnë hetimet në drejtim të veprës penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Miratimi i rezolutës kundër raportit të Dick Marty, Balla: Fituam betejën e parë! Asnjë surprizë nga fronti i tradhtisë

Story i radhës

Mbërrin grupi i parë i haxhinjëve në Shkup

Të fundit nga

Ancelotti: Ta mbyllim 2024-ën me fitore

“Ne nuk kemi humbur shumë ndeshje këtë vit, por momenti më  trishtues është ndoshta humbja kundër Barcelonës këtu në Bernabeu” Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në një konferencë për shtyp
ShkoLartë