Policia në Mitrovicë konfiskon tri armë në dy raste të ndryshme në ahengje

min lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e të shtënave në ahengje në Rajonin e Mitrovicës, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

Gjatë dy ditëve të fundit, njësitet policore në Mitrovicën e Jugut, kanë reaguar në dy lokacione ku kishte informacione për të shtëna me armë në ahengje. Informacione për të shtëna ishin raportuar në rrugën e “Ulqinit” dhe në rrugën “Hekurudha” në Mitrovicë, ku si rezultat i reagimit të shpejtë të njësive policore ka rezultuar që në dy lokacionet të konfiskohen tri armë të llojit pistoleta, të cilat dyshohet se janë përdorur në ahengje familjare.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se kanë përdorur armët në ahengje familjare, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale ‘përdorim i armës’ dhe ‘mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’. Policia apelon te qytetarët që të shmangin veprimet e tilla, ku përdorimi i armëve në ahengje është i sanksionuar me ligj. Policia do të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas autorizimeve, përfshirë dhe bastisjen e lokacioneve ku dyshohet se janë përdorur armët.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE miraton përdorimin e vaksinës kundër lisë së majmunëve

Story i radhës

Deputetja shqiptare “thyen rregullat”, ja merr këngës LIVE në emision dhe bëhet virale (VIDEO)

Të fundit nga