Policia në Ferizaj shqiptoi mbi 1 mijë gjoba javën e kaluar, pezulloi 15 patentë shoferë

May 12, 2025
1 minut lexim

Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se javën e kaluar janë shqiptuar 1 mijë e 190 gjoba kundërvajtëse dhe janë pezulluar 15 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

“Gjatë javës së kaluar, nga data 05-11.05.2025, janë shqiptuar 1,190 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 15 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.”

Po ashtu janë regjistruar 39 aksidente, prej të cilave të lënduar kanë mbetur 21 persona.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

SHBA-ja dhe Kina arrijnë marrëveshje për uljen e tarifave doganore

Story i radhës

Kur largimi nga gjithçka është e vetmja mundësi

Të fundit nga

Dinamo i jep prioritet të rinjve

Dinamo ka përforcuar skuadrën me një afrim nga Akademia e klubit. Kryeqytetasit kanë arritur akordin me Bjorni Dukën, 17-vjeçari i cili është po ashtu edhe pjesë e Shqipërisë U-19. Mesfushori i ri
sqmken
ShkoLartë