policia ne ferizaj me plan operativ shperndan fletepalosje festo me zemer jo me arme 668d08dc37f58

Policia në Ferizaj me plan operativ shpërndan fletëpalosje “Festo me zemër, jo me armë’’

July 9, 2024
1 minut lexim

Policia e Kosovës në Rajonin e Ferizajt edhe gjatë periudhës së fundit kohore ka vazhduar të fokusohet në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në gjithë rajonin me qëllim që të krijohet siguri për secilin qytetar.

Në kuadër të planit operativ ‘’Sezoni i verës 2024’’ policia ka shtuar prezencën e saj në ambiente të hapura, në sheshe, në afërsi të lokaleve të ndryshme ku mbahen organizime festive.

Policët e këtij regjioni kanë kanë filluar shpërndarjen e disa fletëpalosjeve dhe posterëve me moton “Festo me zemër, jo me armë” me disa porosi, projekt ky i mbështetur nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Policia apelon tek qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që përdorimi i armëve në festa dhe gëzime mund të shndërrohet në tragjedi, pastaj është e ndaluar dhe sanksionohet me ligj gjuajtja me armë zjarri, përveç në vendet e caktuara dhe të licencuara për gjuajtje (poligonet e gjuajtjes )”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Po ashtu, Policia e Kosovës në Ferizaj, sqaron se përdorimi i armës gjatë festave përbën vepër penale të “Shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm’’, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, si dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Për këto vepra penale sipas Policisë së Kosovës parashihet dënim me gjobë prej dhjetë mijë eurosh, apo dënim me burg 1 deri 8 vite.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Sa herë që kanë informacione për veprat që cenojnë sigurinë e qytetarëve, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”,thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hotel luksoz ne durres kompani tregtare 2 apartamente truall e garazh 7 pronat qe iu sekuestruan drejtoreve te 5d dhe familjareve te tyre 668d077364984
Story i mëparshëm

Hotel luksoz në Durrës, kompani tregtare, 2 apartamente, truall e garazh/ 7 pronat që iu sekuestruan drejtorëve të “5D” dhe familjarëve të tyre

australia emeron te derguar te posacme per trajtimin e antisemitizmit 668d0e7e33812
Story i radhës

Australia emëron të dërguar të posaçme për trajtimin e antisemitizmit

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë