Policia në Ferizaj heq 12 patentë-shoferë, shqipton mbi 1500 gjoba

1 minut lexim

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se për një javë ka shqiptuar 1513 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 12 patentë-shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se për këtë periudhë janë raportuar edhe 32 aksidente, prej tyre 11 aksidente me lëndime me po aq të lënduar, ndërsa aksidente me dëme materiale janë raportuar 21.

PK-ja ka apeluar tek qytetarët që t’i raportojnë shkeljet eventuale të pjesëmarrësve në trafik.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në komunikatë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Nuk mund të ketë mbajtje peng të mikrofonit”, Peleshi: Mos nëpërkëmb procedurat/ Reagon Tabaku: Jo proces fasadë

Story i radhës

E pazakontë/ 540 ditë pa shkuar në punë, mësuesit ‘fantazmë’ i ndodh e papritura

Të fundit nga