Policia në Ferizaj gjatë shtatorit shqiptoi mbi 6 mijë gjoba, hoqi 61 patentë shoferë

October 2, 2024
1 minut lexim

Gjatë muajit shtator, Policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 6568 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 61 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.

Ndërsa në shtatorin e vitit të kaluar ka shqiptuar 6095 gjoba.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor gjatë muajit shtator 2024:

– Tejkalim i shpejtësisë, 2455 gjoba

– Parking i parregullt , 856 gjoba

– Mos respektimi i shenjave të komunikacionit, 758 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 134 gjoba

– Mos mbajtja e distancës në mes të automjeteve, 129 gjoba

– Drejtimi i automjetit pa patentë shofer, 100 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 95 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 34 gjoba

– Drejtimi  i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 5 gjoba,

– Të tjera, 2002 gjoba

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Maqedonia e Veriut i del në mbështetje Izraelit, dënon sulmet e Iranit

Story i radhës

“Befason” gruaja e Lutfi Hazirit: Nuk po e njoh burrin tem, ai ka…

Të fundit nga

Amerika ka një mbret të ri në video-lojëra

Konsola Nintendo Switch arriti një tjetër rekord. Sipas firmës analitike Circana, gjatë nëntorit të këtij viti, Switch ka tejkaluar rezultatin e shitjeve të PlayStation 2 në tregun e Shteteve të Bashkuara. Sipas

Mexhiti: “Po vjen era shtet”

Zv/kryeminsitri i parw Izet Mexhiti refuzoi tw komentojw deklaratat e e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI-ja dhe VMRO-ja. “E tash nuk do të hyjë në komentim
ShkoLartë