Policia në Ferizaj: Gjatë javës së kaluar u raportuan 48 aksidente, një i vdekur

July 15, 2024
1 minut lexim

Policia në Ferizaj ka njoftuar se gjatë javës së kaluar janë raportuar 48 aksidente trafiku, 1 prej tyre me vdekje.

Po ashtu janë shqiptuar 1770 gjoba dhe janë hequr 23 patentë shoferë.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve. Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 08-14/07/2024 ka shqiptuar 1770 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr edhe 23 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.”

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

​Rreth pesë të vdekur nga shpërthimi me bombë në kafenenë me tifozë për finalen e Euro 2024 në Somali

Story i radhës

Messi bëhet lojtari më i trofeshëm në botë

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë