Gjatë vikendit (29/30.01.2022) policia në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut ka kryer kontrolle në mbi 20 objekte në Kumanovë.
Gjatë kontrollit janë regjistruar një sërë shkeljesh dhe janë mbyllur përkohësisht katër lokale.
Nga policia njoftojnë se janë hasur 25 persona të cilët nuk kanë poseduar certifikatë vaksinimi, ndërkohë 13 objekteve u janë shqiptuar gjoba nga Drejtoria për të Ardhura Publike, për shkak të mosdhënies së llogarive fiskale.
Burimi: alsat.mk