policia mori pjese ne nje ushtrim te perbashket me kfor in ne veri 6822327e38113

Policia mori pjesë në një ushtrim të përbashkët me KFOR-in në veri

May 12, 2025
1 minut lexim

Policia e Kosovës njofton se sot zhvilloi një ushtrim të përbashkët me KFOR-in, i cili u realizua në zonën e veriut të Republikës së Kosovës. Ushtrimi kishte për qëllim demonstrimin e ndërveprueshmërisë dhe koordinimit të lartë ndërmjet të dy institucioneve të sigurisë.

Njoftimi:

“Ky aktivitet ishte rezultat i një planifikimi të kujdesshëm dhe ekzekutimi të suksesshëm, duke reflektuar afërsinë institucionale dhe përpjekjet e përbashkëta për të garantuar një ambient të sigurt, si dhe për të siguruar një reagim të shpejtë dhe efikas ndaj çdo sfide të mundshme në aspektin e sigurisë.

Policia e Kosovës dhe KFOR-i mbesin të përkushtuara në promovimin dhe ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, përfundon njoftimi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

e kane marre peng gaz bardhin curri i drejtohet demokratit jemi te shqetesuar nuk po e gjen dot njeri 682228e2f1746
Story i mëparshëm

“E kanë marrë peng Gaz Bardhin?”/ Curri i drejtohet demokratit: Jemi të shqetësuar, nuk po e gjen dot njeri

rumuni istvan kovacs do te gjykoje finalen inter psg 682235ff744c6
Story i radhës

Rumuni Istvan Kovacs do të gjykojë finalen Inter – PSG

Të fundit nga

ShkoLartë