Policia e Kosovës ka bërë një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët për kapjen e të dyshuarit Ymridin Krasniqin, i dyshuar për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.
I dyshuari sipas policisë, është i lindur në vitin 1988 dhe vjen nga Prizreni:
Ky është njoftimi i plotë i Policisë:
Policia e Kosovës, ka pranuar autorizimin e Prokurorisë Themelore Prizren, për publikimin në media të fotografisë së të pandehurit Ymridin (Selver) Krasniqi, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për gjetjen dhe arrestimin e të pandehurit.
Ndaj të njëjtit eksiston dyshimi i arsyeshëm se është i përfshirë në veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Të dhënat personale të të dyshuarit:
• Ymridin (Selver) Krasniqi (Badini),
• Data e lidnjes: 08.02.1988,
• Adresa: rruga ‘Selajdin Berisha’nr. 102 Prizren