Policia kërkon ndihmë në kapjen e tre personave, dyshohen për kultivim të kanabisit

1 minut lexim

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e tre personave të cilët janë të dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se në tri lokacione të ndryshme në fshatin Panorc të Malishevës janë gjetur të kultivuara bimë të dyshuara për kanabis sativa me gjatësi 20-50cm.

“Lidhur me veprën e lartcekur penale me kërkesë nga rajoni kompetent, për tre (3) persona të dyshuar të përfshirë në rast, policia ka marr autorizim nga Prokuroria për publikimin e fotografive të (NN) personave, për identifikimin e tyre në mënyrë që të mundësohet sjellja e tyre para organeve të drejtësisë”.

“Kërkojmë ndihmën e qytetarëve që për çdo informacion lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave fotografitë e të cilëve janë publikuar të njoftojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ( apo 045285169)”, thuhet në njoftim. 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Shteti Bektashi”/ Plani misterioz dhe roli i Erdogan. Ja çfarë shkruajnë mediat greke

Story i radhës

Lufta me Rusinë, habit Zelensky: Jemi më afër paqes sesa mendojmë

Të fundit nga