policia jep detaje per rastin tragjik qe ndodhi ne istog 679a53aaa9f3f

Policia jep detaje për rastin tragjik që ndodhi në Istog

January 29, 2025
1 minut lexim

Mëngjesin e sotëm, derisa po e riparonte paragllajdin e tij në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Sine të Istogut, një person ka pësuar lëndime të rënda, të cilave nuk ka arritur t’iu mbijetojë.

Vdekjen e tij e konfirmoi në orët e pasdites drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ku tashmë i ndjeri ishte dërguar me lëndime të rënda trupore.

Ndërkaq, Policia ka dhënë detaje në lidhje me rastin tragjik.

Në njoftimin për media u tha se policia “me datë 29.01.2025 rreth orës 10:48, është njoftuar se në fshatin Sine – Istog, një person gjerë sa ishte duke manovruar-riparuar një paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij, kishte pësuar lëndime të rënda trupore”.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet kompetente policore, Prokurori i shtetit dhe autoambulanca e cila e ka transportuar të lënduarin për në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkake të gjendjes së rëndë, viktima është dërguar për tretman në QKUK në Prishtinë, ku më pas është konfirmuar se ka ndërruar jetë”, njoftoi Policia.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë u është kthyer familjarëve për ceremoninë e varrimit. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

akullthyesja berthamore ruse dhe nje anije mallrash perplasen ne arktik 679a52f863919
Story i mëparshëm

​Akullthyesja bërthamore ruse dhe një anije mallrash përplasen në Arktik

megan thee stallion shkelqen me fustanin unik ne javen e modes ne paris 679a54d8416d8
Story i radhës

Megan Thee Stallion shkëlqen me fustanin unik në Javën e Modës në Paris

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë