Policia jep detaje për djegien e vilës së deputetit Bajqinovci

min lexim

Policia e Kosovës ka dal sot me raport lidhur me zjarrin që kishte përfshirë dje vilën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci.

Sipas policisë, zjarri është vënë në rrethana të panjohura, teksa është lokalizuar nga zjarrfikësit.

Rasti është duke u hetuar.

Podujevë  15-24.09.2024 – NN.  Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë  shtëpia-vila e viktimës mashkull kosovar. Njësit përkatëse policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe  e kanë shuar zjarrin. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq dje Bajqinovci tha për Express se në momentin kur ka ndodhur incidenti askush nuk ka qenë i pranishëm brenda vilës.

Ai tha se informatën për incidentin e ka marrë nga banorët.

Jam duke shkuar, nuk kam kurfarë informate pos më kanë thënë se do dyer dhe dritare ka kërsit diçka dhe janë dalë jashtë dhe u kallë një pjesë. Policia janë në vendin e ngjarjes dhe jam në gjysë të rrugës  për Prishtinë-Podujevë”, tha deputeti.

“Vila ndodhet mes Bajgorës dhe Llapit është një vend afër Bajgorës. Më thanë që është djegë”, shtoi deputeti.

Aktualisht deputeti nuk ka njohuri se çka saktësisht ka ndodhur me vilën e tij.

Fatmirësisht nuk ka qenë dikush në vilë, unë dhe familja jem rrimë aty por më lajmëruaN fshatarët, tash nuk pe di edhe çka ka ndodhë, a e ka djegë rryma, po i kish qitë dritaret jashtë krejt”, tha Bajqinovci.

Story i mëparshëm

​Dita e Psikoterapisë

Story i radhës

Shkrumbohet garazhi i nëndhëshëm me materiale kozmetike në Fier, dyshimet e para

Të fundit nga