Policia jep detaje nga shkatërrimi i një laboratori të drogës në Prishtinë

September 22, 2024
1 minut lexim

Policia e Kosovës ka njoftuar për shkatërrimin e laboratorit të drogës në Prishtinë, i cili paraprakisht njoftoi edhe ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla.

Policia në komunikatën për media ka njoftuar se pas një punimi hetimor dhjetëmuajsh të shtunën mbrëma në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë në bodrumin e një banese është zbuluar larboratori i drogës.

“Dyshohet që ky Laborator për përpunimin e substancave narkotike të llojit Heroinë dhe Kokainë është përdorur nga të dyshuarit për një periudhë të kohore, ku pas përpunimit të substancave të njëjtat i paketojnë në doza të vogla për shitje në rajone të ndryshme të vendit. Policia e Kosovës me njësitet e saj të antidrogës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e përdorimit, kultivimit apo shitjes së substancave narkotike, përderisa masa të ashpra ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre personave të përfshirë në vepra të tilla kriminale që në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve tanë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media.

Policia bëri apel tek qytetarët për ndihmë dhe bashkëpunim ndaj çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative.

“Kërkojmë nga të gjithë qytetarët që në të mirën e përgjithshme për çfarëdo informate të rëndësishme që posedojnë në funksion të luftimit të dukurive negative të ndihmojnë Policinë e Kosovës dhe ofrojnë bashkëpunim”, thuhet në njoftimin e Policisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E pranishme në një festë, Big Mama këndon këngë serbe

Story i radhës

Mexhiti: Shumë deputetë të opozitës duan të jenë pjesë e qeverisë! Nuk e di datën, por kjo do të ndodhë

Të fundit nga

ShkoLartë