Policia ka dhënë detaje nga kontrollet e shumta të ushtruara në rrugët e vendit përgjatë javës që lamë pas.
Gjatë operacionit janë arrestuar 2 persona që drejtonin automjetin nën efektin e lëndëve narkotike ndërkohë që janë bllokuar 6 makina për mungesë dokumentacioni dhe targa të huaja .
Njoftimi i policisë
Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.
Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 1 rast të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljen e kryer.
2 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.
35 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
275 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Policia Rrugore e Tiranës falënderon përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri.