Policia italiane arrestoi 13 aktivistë të së djathtës ekstreme në qytetin verior të Veronës, të dyshuar për sulmin ndaj tifozëve marokenë që festonin një fitore historike të Kupës së Botës kundër Spanjës të martën vonë, raportojnë mediat të enjten.
Mbështetësit marokenë u sulmuan nga një grup burrash të veshur me të zeza me fytyrë të mbuluar, tha policia në një deklaratë.
Të dyshuarit “u identifikuan nga hetuesit si militantë të grupeve të ekstremit të djathtë në qytet”, shtoi policia.
Të arrestuarit akuzohen se kanë goditur me zinxhirë dhe shkopinj makinat e tifozëve marokenë, duke shkaktuar dëme dhe lëndime. Një grua u plagos nga copat e xhamave të thyera gjatë sulmit.
Ata që u ndaluan janë akuzuar për dëmtim të pronës dhe shkaktim të lëndimeve pas sulmit ndaj automjeteve, të cilat po lëviznin rreth qendrës së qytetit venecian pasi Maroku u kualifikua në çerekfinalet e Kupës së Botës.