policia intensifikon kontrollet rrugore zero tolerance per shkelesit e rregullave ne trafik 67b0a70074f3f

Policia intensifikon kontrollet rrugore, zero tolerancë për shkelësit e rregullave në trafik

February 15, 2025
min lexim

Shkup, 15 shkurt – Policia “blindon” rrugët e kryeqytetit, zero tolerancë për shkelësit e rregullave në trafik. Operacionet policore në Shkup janë intensifikuar, ndërsa rreth 60 policë nga qytete tjera i janë bashkuar forcave lokale për të forcuar kontrollet dhe për të garantuar sigurinë në trafik. Sipas të dhënave të policisë pothuajse çdo i dyti shofer që është ndaluar ka rezultuar të ketë bërë shkelje.

Kontrolle të përforcuara të policisë mund të hasen në rrugët e kryeqytetit, siç mund të shihet prapa meje, tashmë një veturë është e ndaluar ku edhe po bëhet kontrolli nga ana e ekipit të policisë. Janë shqiptuar shumë gjoba gjatë kësaj periudhe, ndërsa në listë kryesojnë më së shumti ata të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë, shoferët që nuk posedojnë patentë për vozitje si dhe parkimi joadekuat, nga policia thonë se nuk kursehen as këmbësorët.

Vetëm gjatë kohës që ekipi i Alsat po qëndronte me ekipin patrullues, u konstatuan disa shkelje, e u shqiptuan disa gjoba.

Ndërsa sipas të dhënave të policisë, vetëm brenda 5 ditësh, rreth 200 drejtues makinash që janë ndaluar, nuk kanë poseduar patentë shoferi, dhjetëra të tjerë kanë drejtuar makinën nën ndikimin e alkoolit, ndërsa nuk mungojnë rastet e drejtimit të makinave të paregjistruara dhe me anomali teknike.

Nuk ka justifikime për ata që luajnë me sigurinë thonë policët. Gjobat e pezullimet janë masa të pashmangshme. Së fundi në aplikacione të ndryshme telefonike dhe rrjete sociale janë aktivizuar grupe që paralajmërojnë radarët policorë nëpër kryeqytet, autostradë dhe qytetet tjera. Një veprim i tillë sipas policisë nuk përbën shkelje derisa nuk fotografohet polici dhe ekipi policorë dhe shpërndahet në rrjete të ndryshme.

Nga Lidhja Republikane për Siguri në Komunikacion thonë se kontrollet e policisë janë masë e mirë parandaluese. Nga atje bëjnë thirrje për sjellje të ndërgjegjshme në komunikacion.

” Kontrollet e përforcuara sipas meje janë punë e mirë, parandalimi është çështje kyç sa I përket ngjarjeve me pasoja. Domethënë më së miri parandalim, që të mos vjen te arsyet që të shërojmë pasojat”, tha Dejan Andonoviq, Lidhja Republikane për Siguri në Komunikacion.

Sirenat dhe dritat e makinave të patrullave policore do të jenë pjesë e panoramës së kryeqytetit edhe në periudhën në vazhdim. Edhe pse paraprakisht ishte paralajmëruar se ky aksion do të jetë aktiv deri më 15 shkurt, me një urdhëresë të re, ai do të vazhdojë për një kohë të pacaktuar. Nga burimet policore mësojmë se gjatë këtyre ditëve kur kontrollet janë të shtuara, numri I aksidenteve është ulur nga rreth 14 në 4 aksidente në ditë. Ndërkohë Ministria e Brendshme është duke bërë përgatitjet teknike dhe ligjore për vënien në funksion të kamerave të sigurisë të cilat do t’i evidentojnë shkeljet dhe kundërvajtjet automatikisht.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

konferenca e sigurise ne mynih delegacioni nga rmv pjese e samitit ku diskutohen ceshtjet globale 67b0a64b68550
Story i mëparshëm

Konferenca e Sigurisë në Mynih! Delegacioni nga RMV, pjesë e samitit ku diskutohen çështjet globale!

kercenoi me thike gruan dhe femijen e mitur arrestohet 57 vjecari ne korce 67b0abeec468a
Story i radhës

Kërcënoi me thikë gruan dhe fëmijën e mitur, arrestohet 57-vjeçari në Korçë

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë