Policia Holandeze rrëzon dy maluerë që përdoreshin për vjedhje të dhënash

October 29, 2024
1 minut lexim

Policia Holandeze tha ditën e Hënë se kishte fituar akses në serverët e Redline dhe Meta. Për të mos u ngatërruar me kompaninë mëmë të Facebook, Redline dhe Meta janë dy lloje maluerësh njohur si “infostealer” – vjedhës të dhënash – që përdoren nga kriminelët për të marrë kredencialet e përdoruesve dhe kompanive.

Operacioni Magnus, një përpjekje e përbashkët mes Policisë Holandeze, FBI, NCIS dhe disa agjencive të tjera ligjzbatuese, goditi aktivitetin e maluerëve.

Redline ka qenë aktiv që prej 2020-ës ndërsa uebsaji i operacionit Magnus thotë se Meta është më i ri por i ngjashëm me të parin.

Redline përmendet si maluerë përgjegjës për hakimin e 2022 të Uber. Specops, një kompani e menaxhimit të fjalëkalimeve, gjeti se Redline është përdorur për të vjedhur rreth 170 miionë fjalëkalime nga të dhënat e KrakenLabs.

As gamerat nuk janë të mbrojtur sepse Redline është zbuluar nga McAfee i fshehur në disa mjete manipulimi të lojërave.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shkëmbi proteston për çështjen e stadiumit

Story i radhës

Mickoski e ka lexuar letrën e Ahmetit, thotë se ka ikur koha kur politikanët mund të ndikojnë te gjykatësit

Të fundit nga

ShkoLartë