policia holandeze per protestat ne hage dy te arrestuar dhe nje polic i lenduar 6aaaba765c620

Policia holandeze për protestat në Hagë: Dy të arrestuar dhe një polic i lënduar

September 16, 2026
1 minut lexim

Dy protestues janë arrestuar dhe një zyrtar policor është lënduar lehtë gjatë protestës së mbajtur të mërkurën në Hagë, ku një pjesë e demonstruesve tentoi të afrohej drejt selisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas Policisë holandeze, protesta ishte zhvilluar në Malieveld dhe ishte e autorizuar nga autoritetet lokale. Pas përfundimit të saj, rreth orës 12:00, një pjesë e protestuesve u nisën drejt Raamwegut, ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës, pavarësisht se një lëvizje e tillë nuk ishte lejuar.

Për të penguar kalimin drejt Raamwegut, Njësia Mobile e Policisë formoi një kordon. Situata u tensionua kur një grup protestuesish u kthye kundër policisë. Forcat policore ndërhynë për shpërndarjen e protestuesve, duke përdorur për një kohë të shkurtër topin e ujit dhe sprejin. Sipas policisë, rendi u rikthye shpejt pas ndërhyrjes.

Policia tha se gjatë përplasjes disa protestues përdorën dhunë ndaj zyrtarëve dhe pajisjeve policore. Si pasojë, një polic pësoi lëndime të lehta. Dy persona u arrestuan, të dy nën dyshimin për vandalizëm.

Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë shpallur aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Thaçi dhe Krasniqi janë dënuar me nga 25 vjet burgim, Veseli me 18 vjet, ndërsa Selimi me 13 vjet burgim.

Në total, katër ish-krerët e UÇK-së janë dënuar me 81 vjet burgim.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktakuze per djegien e automjeteve para ambasades se bullgarise ne shkup 6aaaa3f1ea534
Lajmi i mëparshëm

Aktakuzë për djegien e automjeteve para Ambasadës së Bullgarisë në Shkup

kreu i pd se fton demokratet e larguar te rikthehen ne parti 6aaabaf4d4b4d
Lajmi i radhës

Kreu i PD-së fton demokratët e larguar të rikthehen në parti

Të fundit nga

ShkoLartë