Policia Financiare ngriti kallëzim penal kundër shtatë personave në mesin e të cilëve edhe udhëheqës të EVN-së

min lexim

Ju njoftojmë se Drejtoria e Policisë Financiare te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër gjithsej shtatë personave fizikë, prej të cilëve dy persona fizikë në cilësinë e udhëheqësve në EVN Elektranat e Maqedonisë SHPKNJP Shkup për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale mashtrim në shërbim sipas nenit 355 në bashkëfajësi sipas nenit 22 të Kodit Penal të RMV-së, një person fizik për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale mashtrim në shërbim sipas nenit 355 në ndihmë sipas nenit 24 të Kodit Penal të RMV-së dhe katër persona fizikë në cilësinë e kontraktuesve të marrëveshjeve për shitblerje të pronës së patundshme me EVN Elektranat e Maqedonisë SHPKNJP Shkup për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për vepër të kryer penale mashtrim në shërbim sipas nenit 355 në ndihmë sipas nenit 24 të Kodit Penal të RMV-së.

I denoncuari i parë dhe i denoncuari i dytë, në cilësinë e udhëheqësve të EVN Elektranat e Maqedonisë SHPKNJP Shkup, me vetëdije dhe me qëllim të përcaktuar prej më parë, me përgatitjen e analizave cost benefit (analiza të shpenzimeve dhe fitimeve) të cilat përmbajnë të dhëna të rreme dhe të pavërteta, gjatë kësaj duke fshehur fakte thelbësore – duke i prezantuar rrejshëm tokat joadekuate që toka të caktuara nuk i përmbushin kushtet ligjore për konvertim të tokës bujqësore në tokë ndërtimore dhe tokë të caktuara janë në kategorinë joadekuate të tokave për qëllimin për të cilin blihen, duke prezantuar çmime të tregut për shitblerje të tokave të cilat nuk korrespondojnë me çmimet reale të tregut të tokave për kategorizimin konkret dhe klasës së tokës, duke e fshehur faktin se personat fizikë të regjistruar – shitës janë të lidhur mes vete për shkak të lidhjeve të tyre të afërta të ndërsjella miqësore dhe familjare, si dhe lidhje të afërta miqësore dhe afariste me të denoncuarin e parë, e kanë hutuar Bordin Drejtues të EVN Maqedoni SHA Shkup që të marrë Vendim-miratim për lidhjen e marrëveshjeve për shitblerje të pronave të patundshme për ndërtim të centraleve fotovoltaike në bazë të të cilit vendim janë lidhur marrëveshje me të denoncuarin e katërt, të denoncuarin e pestë, të denoncuarit e gjashtë dhe të denoncuarin e shtatë dhe në bazë të marrëveshjeve të tilla të dëmshme i denoncuari i parë dhe i denoncuari i dytë kanë mundësuar që faturat e të denoncuarit të katërt, të denoncuarit të pestë dhe të denoncuarit të gjashtë nga EVN Elektranat e Maqedonisë SHPKNJP Shkup të paguhen mjete në të holla në vlerë të përgjithshme prej 99.431.060 denarë për tokë vlera reale në treg e të cilës është gjithsej 2.146.723 denarë.

I akuzuari i katërt, i akuzuari i pestë, i akuzuari i gjashtë dhe i akuzuari i shtatë, me vetëdije dhe me qëllim paraprakisht të konfirmuar, me qëllim që të ndihmojnë në realizimin e veprave penale të kryera nga ana e të akuzuarit të parë dhe të akuzuarit të dytë dhe pas drejtimeve të marra, këshilla dhe udhëzime nga i akuzuari i tretë, në periudhën nga 01.09.2021 deri më 17.09.2021 kanë arritur gjithsej nëntëmbëdhjetë marrëveshje për dhuratë të pronës së patundshme me shumë persona fizikë, të cilat marrëveshje në esencën e tyre janë marrëveshje për shitblerje të pronës së patundshme, duke e pasur parasysh se personave dhurues të dhuratave në ditën e arritjes së marrëveshjeve u janë paguar mjete në para të gatshme me mjete të siguruara nga ana e të akuzuarit të tretë, ndërsa arritja e e tillë e marrëveshjeve fiktive për dhuratë ishte me qëllim që personat e denoncuar ta shmangin obligimin për dorëzimin e ofertës me shkrim ose shpalljen e konkursit publik për shitje të tokës ndërtimore, me çka i kanë kufizuar të drejtat e përshkruara ligjore të një grupi të caktuar të subjekteve për ta hapur të drejtën e dhënë ligjore fillimisht kur bëhet fjalë për shitblerje për tokë ndërtimore dhe me arritjen e tillë të marrëveshjeve fiktive për dhuratë personat e akuzuar, me vetëdije dhe paraprakisht qëllim të konfirmuar e kanë shfrytëzuar mundësinë që pala e tretë të paraqitet si blerës i tokëave konkrete dhe me qëllim që personat e denoncuar të jenë nënshkruesit e vetëm të marrëveshje për shitblerje të pronës së patundshme me EV Elektranat e Maqedonisë SHPKNJP Shkup dhe mjetet në para në pajtim me marrëveshjet e arritura për shitblerje të paguhen në llogaritë e tyre personale bankare.

Me veprimet paraprakisht të theksuara, i akuzuari i parë dhe i akuzuari i dytë, në cilësi të menaxherëve të EVN Elektranat e Maqedonisë SHPKNJP Shkup të ndihmuar nga ana e të akuzuarit të tretë, me vetëdije dhe me qëllim paraprakisht të konfirmuar, i kanë kryer veprat penale të cilat u jepen si barrë dhe me veprimet e tilla të inkriminuara kanë mundësuar që akuzuari i katërt, i pestë dhe i gjashtë të përfitojnë dobi pronësore në vlerë të përgjithshme prej 99.431.060 denarë.

Story i mëparshëm

Jashari shënon, Bislimi asiston në ndeshjen e veçantë të Zvicrës

Story i radhës

Rikthehet debati për kontrollin e armëve në Kongresin amerikan

Të fundit nga