Policia Financiare formoi lëndë për zbukurimin e vitit të kaluar në Shkup për çka nuk ka pasur tender, transmeton TV21.
Siç thonë nga Policia Financiare, aktualisht janë duke u kryer kontrolle, por për shkak se procedura është në fazë parahetimore, nuk mund të japin detaje.
Policia financiare hyri në Qytetin e Shkupit në dhjetor të vitit të kaluar, për të kontrolluar se sa para janë shpenzuar nga buxheti i qytetit për zbukurimin e qytetit për Vitin e Ri. Kryetarja Danella Arsovska tha se për zbukurimin janë shpenzuar 30.000 euro, ndërsa në faqen e Byrosë për Prokurim Publik nuk është shpallur tender dhe as thirrje publike nga qyteti i Shkupit. Arsovska nuk tha se cila kompani e ka stolisur qytetin.
Burimi: tv21