policia financiare bastisi kompanine nga kumanova dyshohet se jane pervetesuar mbi 22 milione denare 67f64daad787d

Policia Financiare bastisi kompaninë nga Kumanova, dyshohet se janë përvetësuar mbi 22 milionë denarë

April 9, 2025
1 minut lexim

Policia Financiare po kryen bastisje në një kompani nga Kumanova. Në aksion është arrestuar një person. Sipas informacioneve, bëhet fjalë për kompaninë “Pin Petrol”, e cila dyshohet se ka përvetësuar para të cilat janë detyruar t’ia paguajnë Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore.

Për rastin në fjalë mësohet se është ndaluar Gabriela Spasovska Krstevska, kushërira e ish-ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Financiare, nga ku thonë se kanë parashtruar kallëzim penal ndaj Gabriela Spasovska Krstevskës dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë.

“Me veprimet e mësipërme, të denoncuarit i kanë shkaktuar dëm Buxhetit të Ndërmarrjes Publike për Rrugët Shtetërore në shumën e përgjithshme prej 22.294.343,00. denarëve”, thonë nga Policia Financiare.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria jep detaje per arrestimin e muhsin arifit premtoi ndihme per shtrimin e nje pacienti ne spital nese shperblehet me 100 000 euro 67f64da2b9eec
Story i mëparshëm

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Muhsin Arifit – Premtoi ndihmë për shtrimin e një pacienti në spital nëse shpërblehet me 100.000 euro

balluku ska ne shpirt nje qelize njerezie berisha nuk ndodh qe nje ministre te shpenzoje per larjen e makines se saj 10 mije euro 67f6530713038
Story i radhës

“Balluku s’ka në shpirt një qelizë njerëzie”- Berisha: Nuk ndodh që një ministre të shpenzojë për larjen e makinës së saj 10 mijë euro!

Të fundit nga

ShkoLartë