policia e maqedonise kontrollon 160 lokacione per arme 61f69f441f7f2

Policia e Maqedonisë kontrollon 160 lokacione për armë

January 30, 2022
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se sot nga ora 4 deri në ora 8:00, nëpunësit policorë të Byrosë për Sisugri Publike pranë MPB-së, në koordinim me Inspektratin Shtetëror zbatuan aksion kontrollues në gjithë territorin.

Qëllimi i aksionit, siç njoftojnë nga MPB, ka qenë sanksionimi i veprave penale dhe kundërvajtjeve.

“Në kuadër të kontrollit janë vërtetuar 6 vepra penale siç janë për armë, për drogë, gjueti dhe 6 kundërvajtje tjera. Janë kontrolluar 160 lokacione në të gjithë Sektorët e Punëve të Brendshme nga ku janë arrestuar 10 persona. Gjatë këtij aksioni janë konfiskuar 18 armë dhe 111 copa municion”, sqarojnë nga policia.

Ata shtojnë se ndaj personave që kanë shkelur ligjin pas dokumentimit të rastit do të ngriten kallëzime penale.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kaq vaksina anti covid u administruan ne 24 oret e fundit ne kosove 61f69e5eabfba
Story i mëparshëm

Kaq vaksina Anti-Covid u administruan në 24 orët e fundit në Kosovë

d0bcd184 d0b4d0bed0bcd0b0d19cd0b8d0bd d0bdd0b0 d0bfd180d0b2d0b8d0bed182 d181d0bed181d182d0b0d0bdd0bed0ba d0bdd0b0 d180d0b0d0b1d0bed182 61f69f7e5c895
Story i radhës

МФ домаќин на првиот состанок на работната група со Бугарија за економија, трговија и иновации

Të fundit nga

ShkoLartë