Policia e Kosovës zbarkon në veri, arrestohen dy të dyshuar

Policia e Kosovës me një njoftim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se në rajonin e Mitrovicës veri, është duke realizuar një operacion antidrogë.

Në njoftim thuhet se janë zbuluar tre laboratorë, dhe se janëarrestuar dy të dyshuar në veri të Mitrovicës. 

Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizuar në tri lokacione të ndryshme.

“Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratorë me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të”, thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës me angazhime konkrete në parandalimin dhe luftimin e abuzimit me droga

Zbulohen tre laboratorë, arrestohen dy të dyshuar në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë siç jeni njoftuar më herët, sot më 12.02.2023, në rajonin e Mitrovicës veri, ka realizuar një operacion policor antidrogë, me mbështetjen edhe të njësive tjera relevante policore.

Operacioni policor i koduar me emrin “Shpata” është realizur në tri (3) lokacione.

Gjatë realizimi të këtij operacioni antidrogë është arritur të zbulohen tre (3) laboratorë me bimë narkotike; dy laboratore me rreth 1200 bimë narkotike, si dhe laboratori i tretë (pa bimë) me pajisje të sofistikuara për kultivim të bimëve narkotike në të.

Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojn dy (2) persona të dyshuar meshkuj serb, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren ne bashkërendim me organet e drejtësisë.

Policia mbetet fuqishëm e përkushtuar në luftimin e të gjitha aktiviteteve kriminale në vend, në veçanti luftë e pa kompromis do të zhvillohet ndaj personave apo grupeve kriminale që merren me abuzimin, posedimin, kultivimin apo trafikimin e substancave narkotike (drogave) në përgjithësi.

Story i mëparshëm

Dodik: Asociacioni duhet t’i ngjajë Republika Srpskas, Perëndimit s’duhet t’i besohet

Story i radhës

Rrëfimi i turkut 19-vjeçar, që mbijetoi për 63 orë nën rrënoja dhe regjistroi gjithçka me telefon

Të fundit nga